Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste, ka komentuar dhe dorëheqjen e kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha.
Duke vënë në dukje problematikat e mëdha të qytetit bregdetar, kryeministri thekson se këto situatë aktuale në Vlorë, nuk mund t’i faturohet Ermal Dredhës, por drejtorëve vendosë të cilët kanë shkelur me këmbë investimet e qeverisë.
Ndër të tjera, kryeministri ka bërë me dije ngritjen e një Komisioni Etike për shfarosjen e fenomenit të emërimeve në poste drejtues, persona me lidhje gjaku.
“Vetëkënaqësi labe e mbingarkuar me re në pantallonat e pushtetit. Dembelizëm dhe karshillëk ndaj popullit të Vlorës dhe njerëzish pa fe, pa atdhe, pa din e iman me mandatin e drejtorit. Të tërë hipur mbi shpatullat e qeverisë, qeveria investo për Vlorën, e kanë shkelur me këmbë si të hipur mbi autobusin e Kuçit. Do të ishte gabim i madh nëse kjo situatë të lidhej me kryetarin e bashkisë. Sepse ai në gjithë këtë situatë ai ishte më i miri.
Dorëheqja e Ermalit sot pa bisedave që kemi bërë, është treguesi pikërisht i asaj që thashë, njeriu që e ndjen, e do Vlorën dhe që i vetmi problem që ka që duke ndenjur për një kohë të gjatë jashtë Vlorës, u zbut sec duhet për të përballuar haradhenë. Uroj shumë që skuadra e re e deputetëve të Vlorës mos të harrojnë si të përfaqësojnë Vlorën. Sado të punosh për Vlorën nuk mund ta meritosh deri në fund.
Për ta merituar sado pak duhet të jesh ushtar i atij populli. Do të ngrejmë një Komision të Etikës në cdo bashki me deputetë dhe përfaqësues të PS-së, që duhet të trajtojnë një fenomen, gërryes e poshtërues, që duhet sulmuar agresivisht në cdo territor, duke filluar nga qeveria, grupi parlamentar dhe pastaj nivel bashkie e cdo ndërmarrje publik – lidhjet e gjakut në pozicioni drejtues”, tha Edi Rama.

