Gjithashtu i pari i qeverisë theksoi se duhet një cikël i ri reformimi edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Ai evidentoi numrin e lartë të deputetëve, duke zbuluar edhe ata që duhet të jenë në mandatin pasardhës. Në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së, Rama u shpreh:
“Shokë dhe shoqe, nga reflektimet për të shkuar në sfidat e mandatit të katërt, dua të ndaj me ju mendimin tuaj se ne nuk kemi asnjë zgjedhje tjetër përveçse një fuqi për ta drejtuar Shqipërinë sikur të ishim në mandatin e parë, me energji të reja. Duhet të kërkojmë te vetja një domosdoshmëri të brendshme, një shtysë, një forcë nxitëse për ta parë me një sy tjetër. Na duhet një vullnet I ri për të sjellë në mandatin e katërt, një qasje, një forcë, një aftësi si të ishte i pari, duke nxjerrë nga vetja një vete të re.
Na duhet një qasje e re ndaj problemeve të vjetra dhe ndaj sfidave të reja. Një forcë kompakte që funksionon me të njëjtat ambicie si një skuadër kampione që janë fuqia e talentit dhe disiplinës që ushqehet çdo ditë nga ambicia për t’u bërë më të fortë. Na duhet kjo mendësi në çdo fushë. Na duhet një makineri e pandalshme reformash, inovacionesh teknologjike, brenda dhe jashtë vendit. Kjo nuk është jo vetëm si e mendoj unë teorikisht, por si unë po e stërvis veten time për këtë mandate.
Po mësoj dhe është e vështirë t’I shoh dhe shumë e vështirë t’I gjykoj arritjet e mia. Ajo që nuk kemi për të humbur është koha. Shokë dhe shoqet që vijnë këtu për herë të parë, që sapo na janë bashkuar në udhëheqjen e venditpër katër vitet e ardhshme. Zgjedhja juaj është e thjeshtë: nëse duan të qëndrojnë vërdallë katër vite apo të shkojnë përtej këtij mandate. Të gjithë bashkë të nderuar deputetë dhe deputete të legjislaturës së re, programi i ri qeverisës nuk ka qenë kurrë më I qartë dhe më konkretisht i pasqyruar se sa sot. Të mbyllim negociatat për BE deri në fund të 27 muajve të ardhshëm”, tha ai.
Më tej u ndal te reformimi i Kuvendit, duke treguar numrin e deputetëve të menduar që duhet të përfaqësojnë sovranin në parlament:
“Elisa, Niko, Taulanti, Adea së bashku me disa deputetë të ekipeve të ligjeve, kishin gjatë verës detyrën për ndërtimin e komisioneve të reja parlamentare. Ata kanë analizuar ecurinë dhe programin ndër vite.
Së pari në më shumë se tre dekada,na duhet një cikël i ri reformimi dhe riorganizimi për disa institucioneve të rëndësishme, mes tyre edhe Kuvendi i Shqipërisë. Pas 10 legjislaturave, zbritja e numrit të deputëtëve në të paktën 101 deputetë, edhe më pak bujrum ta diskutojmë, do kishte impakt pozitiv në më shumë se një aspekt. Ky ndryshim pozitiv kushtetues duhet të jetë një objektiv i yni. Kuvendi i Shqipërisë miraton e nxjerr ligje për të gjithë por s'ka ende ligjin e vet, s'ka pavarësinë e vet financiare. Nuk ka status të deputetëve të vet, nuk ka një administratë të mbështetur në funksion të sfidave të veta, dhe Kuvendi i Shqipërisë është pa shtëpi që të garantojë praktikën dhe estetikën e një parlamenti të një shteti anëtar të BE”.

