Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Rikthyem pushtetin e drejtësisë"/ Spiropali: Listë jo e vogël e ish-kolegëve që kanë një bast të pashmangshëm me SPAK

Shkruar nga Newsbomb
"Rikthyem pushtetin e drejtësisë"/ Spiropali: Listë jo
Elisa Spiropali

Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin foli në Kongresin e PS ku u shpreh se në këtë kongres priten ndryshime dhe vendime të cilat do të ndikojnë në jetën e çdo shqiptari dhe vendin tonë. Spiropali e cila aludohet se do të zëvendësojë Lindita Nikollën në krye të Kuvendit, pas tërheqjes së kësaj të fundit nga ky pozicion tha se “sot është dita për të rilindur” pasi PS ka qenë opozita më serioze dhe e ashpër e vetëvetes.

“Vazhdojmë të jemi e vetmja alternativë që dimë çfarë duhet të bëhet. Kam pritshmëri të jashtëzakonshme për atë që do të ndodhë sot. Vendimet do ndikojnë në jetën e çdo shqiptari dhe vendit tonë.

Shumë horoskope kanë hamendësuar se çfarë do të ndodhë sot, nëse do notojmë në të njejtat ujra apo do ofrojmë zgjidhje të reja drejt zgjedhjeve të përgjithshme. Ky ushtrim politik është momenti i ripërtëritjes, në momentin kur kërkohet rilindja e saj. Si asnjë forcë tjetër politike në vend, me tre mandate në qeverisje, PS ka qenë opozita me serioze dhe e ashpër e vetëvetes.

Gara jonë nuk është me ata që kemi përballë që janë për faqe të zezë, por me pritshmëritë e publikut.

Ky kongres është një mundësi e artë për të gjykuar vetëveten. Shqipëria ka ndyrshuar dhe parimi i artë Kushtetues ka nisur të funksionojë. Ne kemi kthyer në jetë sitemin e drejtësisë.

Kemi ish-kolegë që kanë një bast të pashmangshëm me drejtësinë. Klasa politike nuk është njëlloj, këtë gjë e ndan drejtësia dhe ne duhet të presim. Askush nuk mund të lincohet në emër të gjyqeve popullore. Besimi ynë është tek drejtësia."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese