Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sali Berisha i prin listës në Tiranë, Jozefina Topallin e “merr” në kryeqytet, lë jashtë listës së mbyllur Jorida Tabakun dhe fut "besnikët" e Metës (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha i prin listës në Tiranë, Jozefina Topallin e
Jozefina Topalli dhe Sali Berisha

E teksa në ambientet e selisë blu është duke vijuar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ku dhe po vulosen emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 Majit, nëpër media po qarkullojnë emrat e parë.

Figurave “të vjetra” të politikës, por jo vetëm, mesa duket ish-kryeministri Berisha ia ka besuar vendin në listat e mbyllura.

Burime jo zyrtare për mediat bëjnë me dije se në qarkun e Tiranës, do të jetë vetë ish-kryeministri dhe kreu i të djathtëve Sali Berisha ai i cili do t’i prijë listës.

Ndërkohë, jashtë listës së mbyllur në qarkun e Tiranës Berisha ka lënë Jorida Tabakun dhe Dhurata Çupin, dy figura të rëndësishme për këtë forcë politike, duke i lënë një vend "besnikëve" të Ilir Metës si Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho.

EMRAT NË TIRANË NË LISTAT E MBYLLURA:

-Sali Berisha

-Edi Paloka

-Albana Vokshi

-Belind Kellici

-Flamur Noka

-Jozefina Topalli

-Besart Xhaferri

-Fatmir Mediu

-Erisa Xhixho

-Klevis Balliu

-Mesila Doda

-Tedi Blushi

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese