Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Skandali me 800 ton mbetje toksike, Shehaj: Heshtja e institucioneve përgjegjëse, tregon përfshirjen e tyre në aferën mjedisore

Shkruar nga Newsbomb
Skandali me 800 ton mbetje toksike, Shehaj: Heshtja e institucioneve
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar se heshtja e institucioneve përgjegjëse dhe qeverisë për skandalin me 800 ton mbetje toksike që bëri xhiron e mediave botërore, tregon se ato janë të përfshira në këtë aferë mjedisore.

Sipas tij, ende nuk ka asnjë informacion të qartë për origjinën e tyre, apo se kush janë përgjegjësit, gjë që do të bëjë që këto mbetje të rrezikshme të vazhdojnë qëndrimin e tyre në Shqipëri, duke rrezikuar seriozisht jetën e shqiptarëve.

Shehaj vijon më tej duke thënë se ekziston mundësia që në Shqipëria, krahas kësaj sasie të ketë edhe sasi të tjera mbetjesh të rrezikshme që ndodhen në Shqipëri dhe kanë ardhur këtu përmes importit ilegal.

Nuk dimë nga kanë ardhur këto mbetje, ka thashetheme, por nuk ka asnjë qëndrim zyrtar. Kanë përmendur Kurumin, që gjoja janë të Kurumit, por Kurum nuk e ka pranuar këtë gjë. Nuk dimë nga vijnë, nuk dimë nëse janë mbetje të prodhuara në Shqipëri, apo janë mbetje që janë importuar në mënyrë ilegale, ashtu si në fakt po trafikoheshin edhe mbetjet në dalje.

Edhe nuk dimë se ku do shkojnë këto mbetje toksike që rrezikojnë shëndetin publik. Nuk kemi informacion. Qeveria ka mbi një javë që ka kyçur gojën dhe nuk sqaron qytetarët. Askush nuk i ndalon këto mbetje, por një organizatë ndërkombëtare në SHBA ngre alarmin dhe bëhet lajm botëror.

Në Shqipëri trafikohen 800 ton mbetje toksike dhe askush nuk i sheh. Është e qartë që janë të gjitha institucionet të përfshira në këtë skandal. Gjëja më e rëndësishme është pikërisht që do rikthehen në Shqipëri dhe nuk dihet ku do shkojnë.

Janë 800 ton mbetje që kanë alarmuar botën. Nëse këto vende nuk i pranojnë, do të thotë që këtu kemi të bëjmë me mbetje shumë të rrezikshme. Nuk e dimë sa ngarkesa të tjera mund të kenë ardhur në Shqipëri”,- tha kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese