Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalën në Kongresin e PS, ku tha se mbledhja e sotme është mbjellja e fushës drejt fitores që do korrin në 2025.
Rama në nise të fjalën ka falënderuar Lindita Nikollën për punën e bërë në tre vite, teksa tha se ajo është shëmbëlltyra se si një njeri që zgjidhet nga populli duhet të shërbej.
Lëvdatat e kreut të qeverisë për ish-kryetaren e Kuvendit është shoqëruar me duartrokitje.
“Ky është një stacion me rëndësi në rrugëtim e partisë sonë jo thjesht se do zgjedhim përfaqësuesit e familjes sonë, prej të së cilës në fillim të sezonit të ardhshëm do dali edhe kryesitë dhe sekretariati i ri, as sepse sot nis praktikisht mbledhja e fushës së fitores që do korrim pranverën e ardhshëm.
Por sepse sot nis natyrshëm edhe projekti i PS për 2023, për së cilën një gjeneratë tjetër nga ata që janë në qendër duhen marrë kreshendo hap pas hapi më shumë pjesë, më shumë përgjegjësi mbi shpatulla. Është koha e duhur për të nisur një investim për kapitalin njerëzor dhe për të punuar ne një arritje të madhe.
Duhet të ndalem një moment për të përshëndetur dhe falënderuar edhe në emrin tuaj Lindita Nikollën. Lindita shërbeu si kryetare në tre vite jo të lehta të jetës parlamentare të vendit. Bëri më të mirën e saj si gjithmonë. Në fillim si mësuese, drejtore, ministre e arsimit dhe deputete e Kuvendit.
Linduta një shembull kuptimplotë se si duhet të jetë individi në këtë komunitet dhe çdo nivel përfaqësimi. Faleminderit Lindita për forcën e shembullit që ti je”, tha ai ndër të tjera.
