Partia Demokratike e Shqipërisë ka bërë një sërë reagimesh pas arrestimit të bujshëm të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj mesditën e sotme.
Deputeti i PD, Edi Pakola ka shkruar në rrjete sociale se arrestimi i “Velinës” siç e ka cilësuar ai, vjen pasi Rama dëshiron të vendosë në hije faktin që drejtuesi i fushatës së Trump, do të udhëheqë drejt fitores dhe PD.
“Jashtë gjithë komenteve të tjera, ne se lajmi i arrestimit të Velinës së bashkisë është real, SPAK thjesht vërtetoi dhe një herë se është në shërbim të Ramës duke dashur të lerë në hije me këtë lajm faktin qe grupi i cili nxori fitues Presidentin Trump, do drejtoje dhe PD ne fitore! Ky lajm vërtetoi po ashtu ose rikonfirmoi se për interes te tij Rama shet dhe pjellën e tij!”-shkruan Paloka.
Gjithashtu dhe Kordinatori i PD për qarkun e Tiranës, Klevis Balliu ka bërë një reagim të shkurtër, ku rithekson të njëjtin qëndrim si anëtarët e tjerë të grupit të tij politikë. Të njëjtën arsyetim ka ndjekur dhe Belind Këlliçi pas një konferencë zyrtare me gazetarët pak çaste pas arrestimit të kryebashkiakut.
“Kaq marionet është Spaku sa për të mbytur super lajmin e kapitullimit të qeverisë Sorosiste të Ramës arreston Veliajn për të mbuluar rënien e Ramës,”- postoi Balliu.

