Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Tirana përgatitet për "tërmet" dhe ndahet në 32 zona, Edi Rama sjell Damian Gjiknurin në kryeqytet, drejtuese Ogerta Manastirliu! Ja të deleguarit për çdo njësi

Shkruar nga Newsbomb
Tirana përgatitet për "tërmet" dhe ndahet në 32
FotoArkive: Damian Gjiknuri dhe Edi Rama

Ogerta Manastirliu do të vazhdojë të jetë drejtuesja politike e PS në Tiranë, ndërsa Edi Rama ka sjell edhe Damian Gjiknurin. Deputeti që tashmë identifikohet mes socialistëve si "njeriu i tërmeteve", është sjell në kryeqytet për shkak të nevojës së madhe të socialistëve për riorganizim në qarkun më të madh të Shqipërisë.

Tirana është ndarë në 32 zona elektorale dhe në punimet e Asamblesë Kombëtare është vendosur që të ketë 2-3 deputetë të deleguar për çdo njësi dhe zonë elektorale të qarkut, raporton newsbomb.al.

Sekretari Blendi Klosi në nisje të Asamblesë, në analizën e rezultateve elektorale, e ka cilësuar Tiranën si "rezervuarin më të madh të votave për PS", ndaj dhe në kryeqytet ka ndodhur ky organizim i fortë, i detyruar.

Shto këtu, edhe situatën e vështirë e të paprecedentë me Bashkinë e Tiranës, ku kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet i arrestuar dhe drejton nga qelia.

Detyrë përfaqësimi të socialistëve në kryeqytet u është dhënë edhe deputeteve Anila Denaj dhe Elisa Spiropali, të cilat janë caktuar të drejtojnë Njësinë 13, përkatësisht me zonat Bërzhitë dhe Farkë, kurse Olta Xhaçka do të jetë në krye të Ndroqit.

Informacionet deri tani janë paraprake, pasi mbledhja ka qenë me dyer të mbyllura dhe ka rinisur menjëherë më fjalën e Edi Ramës. Në përfundim të saj, pritet që Asambleja Kombëtare të njoftojë zyrtarisht ndryshimet. Më poshtë, disa ndryshime të tjera në njësitë e Tiranës:

- Lindita Nikolla në njësinë 1.

- Iris Luarasi dhe Edona Bilali në njësinë 3.

- Damian Gjiknuri dhe Blerina Gjylameti në njësinë 4.

- Erion Braçe, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj në njësinë 5.

- Albana Koçiu, Endrit Yzeiraj, Megi Fino në njësinë 6.

- Sofjan Jaupaj dhe Enkelejd Musabelliu në njësinë 7.

- Igli Hasani dhe Vilma Premti në njësinë 8.

- Ogerta Manastirliu dhe Olti Muzaka në njësinë 9.

- Besfort Lamallari në njësinë 10.

Newsbomb.al mëson se Elisa Spiropali është kryqëzuar për humbjen në Kavajë, e vetmja bashki e qarkut të Tiranës që socialistët nuk e morën dot, duke bërë që ajo të largohet si drejtuese dhe të delegohet në një njësi në Tiranë.

Edhe në raportimin e shifrave që bëri Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, u evidentua para socialisteve se Kavaja "ishte humbur për faj të tyre".

Ndërkohë, ndryshimet kanë prekur edhe Qarkun e Kukësit, ku Eduard Shalësi është larguar si drejtues politik, duke u deleguar edhe ai në një njësi në Tiranë, pasi nuk ka mundur dot që në zgjedhjet e fundit ta shndërrojë veriun në bastion të së majtës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese