Fjalën në Kongres e ka mbajtur dhe ministrja Bora Muzhaqi e cila do të jetë kujdestarja e platformës “Deputeti që duam”, ku njoftoi se platforma hapet nga sot deri ditën e fundit para zgjedhjeve.
Duket se Bora i ka përjetuar gafat e bëra në hapat e para në artinë Socialiste, ku tha se e di që u bë e famshme nga memet.
“Më pas mu dha një detyrë, e më tej një ndër i madh i përfshirjesh në qeverinë e Edi Ramës. U bëra e njohur fillimisht nga memet e krijuar prej emocioneve kur dilja përballë kamerave dhe kisha përballë sallën e parlamentit. Herët e para, për të qenë e sinqertë më dukeshin si gryka zjarri të një skuadre pushkatimi. Por nuk më mungoi asnjëherë mbështetja e Kryeministrit Rama që më thoshte t'i bëj punën, me kamerat do mësohesh natyrshëm. Dhe kështu ndodhi.
Sot më është besuar një detyrë, që e kam shumë për zemër, e kujdestares së platformës së deputetit që duam, ku edhe ne emër të kryetarit të PS, por edhe skuadrës i sigurojmë ata që duan të hedhin hapin për të kërkuar të jenë pjesë e skuadrës PS 2025 do trajtohen sipas meritës. Këtë herë platforma është më e pasur, por me vështrim nga Shqipëria 2030”,- tha Bora Muzhaqi.
