Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Vlora brenda traditës, ish-deputetja e PS-së në epërsi! Demokratët ndajnë votat mes tyre

Shkruar nga Newsbomb
Vlora brenda traditës, ish-deputetja e PS-së në epërsi!
Gjergji Nika, Brunilda Mersini dhe Dionis Sota

Nga 92 vota të numëruara nga qendrën e votimit numër 85 në Vlorë, 64 i takojnë kandidates së Partisë Socialiste, Brunilda Mersini.

Pjesa tjetër e votave është ndarë mes kandidatëve të pavarur, Dionis Sota, i cili mbështetet nga demokratët ka marrë deri më tani 12 vota ndërsa rebeli opozitar, Gjergji Nika 8 vota. Ndërkohë 8 vota deri më tani janë shpallur të pavlefshme.

Procesi i votimit në Vlorë është zhvilluar në 231 qendra votimi për 171.894 qytetarë me të drejtë vote. Pjesëmarrja në bashkinë e Vlorës ka qenë më e ulëta në 5 bashkitë që shkuan në vendoret e parakohshme me 12.54%.

Qyteti bregdetar shkoi në zgjedhje të pjesshme pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, e cila pasoi kritikat publike të kryeministrit Edi Rama. Vlora është një ndër bastionet më të forta të majta, ku opozita nuk ka arritur të sigurojë asnjëherë fitore. Që nga viti 2003, qyteti është drejtuar nga socialistët Shpëtim Gjika, Dritan Leli dhe së fundmi Ermal Dredha, i cili dha dorëheqjen në shtator.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese