Në Vlorë deri më tani janë numëruar 66 kuti votimi nga 231 në total. Rezultati dominohet bindshëm nga Brunilda Mersini, kandidate e Partisë Socialiste dhe ish-deputete e Kuvendit.
Mersini deri më tani ka arritur të sigurojë 4520 vota, duke lënë pas me 3859 vota Dionis Sotën, kandidatin e pavarur të mbështetur nga Partia Demokratike. Ky i fundit ka marrë deri më tani 661 vota ndërsa Gjergji Nika 523.
Pjesëmarrja në bashkinë e Vlorës ka qenë më e ulëta në të gjitha bashkitë e tjera ku nga 144.440 zgjedhës, vetëm 18.111 ushtruan të drejtën e votës.
Me rezultat po kaq të thellë, Partia Socialiste kryeson dhe në Bashkinë e Tepelenës. Gramos Sako i Partisë Socialiste, udhëheq garën me 639 vota, me një diferencë nga kandidati i pavarur Gabriel Guma 543 vota. Guma deri më tani numëron vetëm 96 vota.
Deri më tani në Bashkinë e Tepelenës, janë numëruar 4 kuti votimi nga 21 në total. Vlora dhe Tepelena njihen si bastione historike të udhëhequra nga Partia Socialiste. Në Vlorë Partia Demokratike nuk numëron asnjë fitore që prej vitit 2013, ndërsa e vetja fitore e PD në Tepelenë daton në vitin 2007 me kandidatin Sevo Miçi.
-
Votohet në 5 bashki të vendit!
9 Nëntor, 15:13

