Eligert Hima
Kandidati i “Shqipëria Bëhet, për bashkinë e Cërrikut, Eligert Hima, ka dhënë një deklaratë për mediat ku është shprehur se jashtë qendrave të votimit, qëndrojnë persona të paautorizuar për të intimiduar votuesit.
Ai po ashtu i bëri thirrje policisë së shtetit për të garantuar një votë të lirë të qytetarëve.
Duhet të largohen të gjithë personat që rrinë përballë qendrave të votimit. I bëj thirrje policisë së Shtetit të marrë masa që të mos intimidohen votuesit dhe vota të jetë e lirë. Duam votë të lirë në bashkinë e Cërrikut. Në çdo hyrje kam konstatuar persona që nuk kanë asnjë lloj funksioni”, është shprehur ai.
Sondazh
Poll
