Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zgjedhje në Mat, voton kandidati i PS, Altin Bojni: Dita e fjalës së qytetarëve

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhje në Mat, voton kandidati i PS, Altin Bojni: Dita e fjalës
Altin Bojni gjate procesit te votimit

Altin Bojni kandidati i Partisë Socialiste, për bashkinë e Matit ka votuar ditën e sotme në qendrën e votimit 9030 “Lagjja e re”.

Në një prononcimpër mediat ai u shpreh se se kjo është një ditë shumë e rëndësishme, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në proces për zgjedhjen e kryebashkiakut të ardhshëm.

“Unë sapo votova, sot është një ditë shumë e rëndësishme për të ardhmen e bashkisë tonë. E diela, ditë e votuesve, ditë e vendimit, dita e fjalës së qytetarëve. Ftoj të dalin të gjithë në votime” tha ai.

Përballë tij në zgjedhjet e sotme  kandidon si i pavarur, por me mbështetjen e PD, Eduart Brahilika.

Në bashkinë e matit janë 29 mijë qytetarë me të drejtë vote.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese