Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zgjedhjet, 90-vjeçari: Shteti funksionon duke votuar, nuk ka kuptim po nuk more pjesë

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet, 90-vjeçari: Shteti funksionon duke votuar, nuk ka kuptim po
I moshuari Ismail Mahilaj duke votuar në Vlorë

Në Vlorë ditën e sotme po mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale, ku qytetarët po iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri të qytetit.

Por ajo që ka marrë vëmendjen e mediave, është rasti i një 90-vjeçari i cili sot ka votuar për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Ismail Mahilaj, shprehet për mediat se qytetarët duhet të votojnë, pasi vetëm kështu funksionon shteti dhe se nuk ka kuptim po nuk votove.

 “Jam 90-vjeç. Kam votuar gjithmonë, jam korrekt. S’ka kuptim po nuk votove. Shteti funksionon duke votuar”, tha i moshuari, Ismail Mahilaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese