Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zgjedhjet/ Denoncimi i kandidatit të pavarur: Patronazhistët po i bëjnë presion ADMINISTRATËS që të dalë me dhunë nga shtëpia

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet/ Denoncimi i kandidatit të pavarur: Patronazhistët po i
Zgjedhjet në Vlorë

Kandidati i pavarur për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Vlorës, Gjergji Nika, ka akuzuar patronazhistët se po i bëjnë presion administratës publike që të dalë nga shtëpia dhe të votojë.

Sipas Nikës, administrata i ka braktisur, edhe ata që do të shkojnë të votojnë, do të votojnë kundër.

Kam informacionet e mia, që pas orës 1 ose 2 të drekës, të gjithë patronazhistët të cilët po patronazhojnë votën përmes punësimit, duan të nxjerrin administratën me dhunë nga shtëpia, dhunë psikologjike, që të dalin të votojnë kandidatin e tyre. Administrata i ka braktisur. Edhe ata që do të shkojnë të votojnë, do të votojnë kundër. Duhet të jetë e tillë pasi e keni parë çfarë ka ndodhur në Bashkinë e Vlorës”, tha Nika.

Ndërsa sa i përket pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje, ku deri më tani kanë marrë pjesë vetëm 5.12% e votuesve, Nika tha se se ky do të jetë një leksion ndaj klasës politike.

Sa i përket pjesëmarrjes së ulët unë mendoj se do te ketë një bojkotim të klasës politike ky do të jetë leksion: dhe ky leksion do vijë nga Vlora. Sipas meje përqindja në këto zgjedhje nuk e kalon 15%”, u shpreh ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese