Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Zgjedhjet e 11 Majit, Ilda Dhori tërhiqet nga gara, s'pranon të jetë në listën e hapur: Zhgënjim, pazare nën rrogoz

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet e 11 Majit, Ilda Dhori tërhiqet nga gara, s'pranon të
Deputetja Ilda Dhori

Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë të PD në Qarkun Fier. Ilda Dhori ishte vendosur si kandidate në listën e hapur, ndërsa vetë deputetja këtë e quan zhgënjyese.

Ilda Dhori ka vendosur të tërhiqet nga gara për zgjedhjet e 11 Majit për këtë arsye ndërsa shton se janë bërë "pazare nën rrogozë".

Statusi i Ilda Dhorit

Sot, me berjen publike te listave per deputete te PD, kam vetem nje fjale qe mund te pershkruaj ndjesine e ketyre oreve: ZHGENJIM !
Zhgenjim per MOS perfaqesimin e Divjakes si pjese e listes se mbyllur, nderkohe qe vendosen ne te njejtin pozicion “DY kandidate nga nje lagje”….
Zhgenjim, per MOS perfaqesimin e grave nga PD, nderkohe qe, “vende” paska pasur me bollek…
Zhgenjim nga MOS perfaqesimi i Komunitetit Orthodoks ne Qarkun e Fierit, karakteristike e listave jo fituese te PD ne kete qark, pasi Fieri ka numrin me te madh te ketij komuniteti ne Shqiperi!
Per hir te detyrimit qe kam ndaj atyre njerezve, me mijera qe me kane besuar dhe qe duan te me besojne per ti perfaqesuar ne Parlament, dhe ne kushtet kur kjo e fundit diktohet jo nga vota meritokratike e cdo kandidati, por nga “pazaret nen rrogoz”, kam vendosur me ndergjegje te plote te terhiqem nga gara per Deputet ne listen e hapur te PD!
Eshte vendimi me i drejte qe mund te marr ne kushtet e moskonsiderimit e mosvleresimit qe me behet jo mua personalisht, por DIVJAKES dhe njerezve te saj te punes, qe kane treguar vlerat me te larta qytetare ne keto kater vite, ne mbrojtje te kauzave te drejta e vlerave!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese