Foto ilustruese
Sot po mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki të vendit, Vlorë, Berat, Tepelenë Mat dhe Cërrik, teksa ka nisur procesi i numërimit.
Në Cërrik ka nisur normalisht procesi i votimit, teksa vetëm në qendrën e votimit nr. 25/45, e cila ndodhet në periferi të qytetit, nuk ka nisur akoma votimi.
Shkak është bërë një problem teknik me pajisjen e identifikimit biometrik (PEI), teksa raportohet se stafi teknik është në terren dhe po punon për rregullimin e pajisjes.
Në Cërrik kanididojnë tre kandidatë, Florenc Doka i PS, kandidati i pavarur Amarildo Hoxha dhe Eligert Hima i “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.
Sondazh
Poll
