Në 5 bashki po mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale, teksa qytetarët po iu drejtohen kutive të votimit.
Kandidatët e PS-së në Vlorë, Berat, Tepelenë dhe Cërrik kanë votuar.
Kandidatja e PS-së në Vlorë, Brunilda Mersini ka votuar gjatë mëngjesit të ditës së sotme. Mersini ka deklaruar më pas se kjo është një ditë e shënuar.
“Faleminderit për suportin. Është një ditë e shënuar, jo vetëm për mua që kandidoj si e para grua në këtë qytet, kam përkushtimin ndaj njerëzve”, tha ajo.
Kandidati i Partisë Socialiste në Berat, Ervin Ceca ka votuar në mëngjes, ndërsa edhe kandidati socialist në Cërrik, Florenc Doka iu drtejtua kutisë së votimit.
Gjithashtu ka votuar edhe kandidati i PS i bashkinë e Tepelenës Gramoz Sako. Në një prononcim të shkurtër për mediat, ai iu bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë.
“Sapo votova në fshatin e lindjes në Nivicë dhe u bëj thirrje të gjithë banorëve të bashkisë së Tepelenës që të dalin masivisht në votimi dhe të shprehin vullnetin e lirë”, tha ai.
Po ashtu në Cërrik ka votuar edhe kandidati i ‘Shqipëria Bëhet’ Eligert Hima.
