Hapësire reklamuese

Rajoni

Deklarata skandaloze e ministres serbe, Sveçla i zhgënjyer nga reagimi i Shqipërisë: Prisja më shumë

Shkruar nga Newsbomb
Deklarata skandaloze e ministres serbe, Sveçla i zhgënjyer nga
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i ftuar në Euronews Albania, ka komentuar deklaratat e ministres serbe mbi spastrimin etnik të Kosovës.

Sveçla  tha se ka priste një reagim më të madh nga Shqipëria.

Ministri kosovar tha se reagimi i Shqipërisë duhet të jetë më konkret dhe më aktiv.

Sveçla: Patjetër, duke qenë se Shqipëria është vendi amë i shqiptarëve dhe duke qenë se në vetë Kushtetutën e Shqipërisë është obligim mbrojtja e shqiptarëve dhe interesave të tyre, unë pres më shumë.

Do të thotë që unë pres një reagim faktik, aktiv ndaj këtyre kërcënimeve. Për shkak se këto nuk janë deklarata, këto janë edhe kërcënime, të cilat bazohen në të kaluarën, siç e thashë, shumë të dhimbshme tonën, edhe në sjelljen e Serbisë. Unë besoj se reagimi i Shqipërisë duhet të jetë më konkret dhe më aktiv.

Kjo ka qenë deputete, ku ka qenë pjesë e Grupit të Miqësisë Serbi–Shqipëri, në të cilin, fatkeqësisht, kanë marrë pjesë shovinistë serbë. Duhet një demaskim i kësaj sjelljeje dyfytyrëshe të Beogradit, sepse nuk ka probleme me Kosovën, por probleme me shqiptarët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese