Këshilli Evropian ka emëruar portugezin Antero Lopes si Shef të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX. Emërimi ka ndodhur dje, më 15 Korrik dhe Këshilli i Europës ka dalë me një komunikatë për shtyp.
Antero Lopes do të ketë një mandat fillestar prej 10 muajsh, duke filluar më 10 gusht 2026, duke pasuar në këtë detyrë italianin Giovanni Pietro Barbano.
Diplomati portugez, me parë, ka drejtuar për gjashtë vjet, Misionin e Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), duke sjellë përvojë të gjerë në udhëheqjen strategjike, menaxhimin e krizave dhe angazhimin me qeveritë dhe partnerët ndërkombëtarë.
“Lopes është një zyrtarë i lartë ndërkombëtar portugez i specializuar në diplomaci, sundim të ligjit dhe qeverisje të sektorit të sigurisë me më shumë se katër dekada përvojë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke përfshirë mbi 25 vjet me OKB-në.
Detyrat e tij përfshijnë Forcën Mbrojtëse të OKB-së në Kroaci dhe Bosnjë dhe Hercegovinë (UNPROFOR) dhe, për gjashtë vjet, Misionin e Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), duke sjellë përvojë të gjerë në udhëheqjen strategjike, menaxhimin e krizave dhe angazhimin me qeveritë dhe partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.
#Kosovo: @EUCouncil has appointed Mr. Antero Lopes ???????? as the new Head of Mission of EULEX Kosovo.
— EU Council Press (@EUCouncilPress) July 16, 2026
Starting on 10 August 2026, he will lead the EU mission supporting Kosovar rule of law institutions until 14 June 2027.
More ⬇️https://t.co/6yu2lj0uwo
