Hapësire reklamuese

Rajoni

Deklarata SKANDALOZE e ministres serbe, Vuçiç distancohet: Nuk pasqyron poltikën tonë

Shkruar nga Newsbomb
Deklarata SKANDALOZE e ministres serbe, Vuçiç distancohet: Nuk
Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar ditën e djeshme në lidhje me daklaratën skandaloze të ministres së tij, Snezhana Paunoviç, e cila u shpreh se nëse do të ishte në vend të Millosheviçit në 1998-ën do të bëntë spastrim etnik të Kosovës.

Vuçiç u shpreh se ajo deklaratë nuk pasqyron as vullnetin e tij dhe as atë të qeverisë serbe, teksa theksoi se politika e shtetit është dialogu dhe jo spastrimi etnik.

“Ishte një deklaratë e pamenduar dhe e papërgjegjshme. Nuk duhet të dilet në publik me deklarata të tilla dhe kjo nuk është politika ime, as politika e Qeverisë së Serbisë. Është detyra jonë ta themi këtë qartë”, u tha Vuçiç gazetarëve në Kiev, ku po merr pjesë në Samitin Evropa Juglindore-Ukraina.

Kujtojmë se në një ntervistë të dhënë për median serbe Kurir, ministrja nxiti zemërim te shumë persona pasi deklaroi: "Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese