Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Palabardh të Gjakovës ku mësohet se një i mitur është gjetur i pajetë në një banesë.
Sipas mediave vendase, ngjarja është konstatuar rreth orës 18:00 të ditës së sotme. Ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.
Sakaq bëhet me dije se autoritetet po vijojnë me zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se një person (mashkull i mitur) është gjetur pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, si dhe ekipi mjekësor, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në koordinim me prokurorin, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, thuhet në reagimin policor të raportuar nga KlanKosova.
