Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur më 22 qershor në Francë, i ka marrë jetën një shqiptareje nga Kosova, ndërsa ka lënë të plagosur burrin dhe dy djemtë e saj.
Viktima është identifikuar si Besire Kolgeci-Baraliu, për të cilën kanë reaguar zemërthyer dhe familjarët e saj në rrjet të cilët kanë ndarë lajmin e trishtë.
Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme, kjo është viktima Besire Kolgeci-Baraliu, të cilës iu ndërpre jeta në mënyrë tragjike në një moshë të re.
Dy djemtë dhe bashkëshorti i saj të cilët mbetën të lënduar nga aksidenti tragjik, mësohet se po marrin mjekimin e nevojshëm në një spital në Bazel, ndërsa thuhet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, newsbomb.al ka mësuar se viktima është kushërirë e kandidatit për deputet në zgjedhjet parlamentare 2025 nga Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK, Selman Kolgeci.
Ky i fundit ka reaguar zemërthyer për humbjen tragjike të kushërirë ssë tij, për të cilën shkruan se dielli për Besiren perëndoi në një moshë të re në mënyrë të padrejtë.
“Sot fjalët duken të pakta përballë dhimbjes që ndiejmë. Dielli ka perënduar shumë herët për ty, kushërira jonë, dhe zemrat tona janë të pikëlluara për ndarjen tënde kaq të hershme e të padrejtë nga kjo botë.
Ëndrrat e tua, aq të bukura e plot jetë, u ndërprenë padrejtësisht nga një aksident tragjik në Francë duke lënë pas dhimbje të madhe tek të gjithë ne që të njohëm” shkruan Selman Kolgeci në reagimin e tij.
Newsbomb.al iu shpreh ngushëllime familjes Kolgeci-Baraliu për humbjen e njeriut të tyre të zemrës.
Reagimi i Selman Kolgecit:
Lamtumirë, Besire M. Kolgeci - Baraliu,
Sot fjalët duken të pakta përballë dhimbjes që ndiejmë. Dielli ka perënduar shumë herët për ty, kusherira jonë, dhe zemrat tona janë të pikëlluara për ndarjen tënde kaq të hershme e të padrejtë nga kjo botë.
Ëndrrat e tua, aq të bukura e plot jetë, u ndërprenë padrejtësisht nga një aksident tragjik në Francë duke lënë pas dhimbje të madhe tek të gjithë ne që të njohëm.
Do të kujtojmë përherë buzëqeshjen tënde të ngrohtë, shpirtin tënd të pastër dhe mirësinë që shpërndaje kudo që shkoje. Ishte një vajzë që dinte të respektonte, të donte dhe të sillte vetëm pozitivitet në çdo hap.
Ti nuk je më fizikisht mes nesh, por kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë në zemrat dhe mendjet tona.
Shpirti yt pushoftë i qetë në parajsën e premtuar e të pasosur.
