Hapësire reklamuese

Rajoni

Ishte në ndjekje të shqiptarëve me “Audi Q7” të marrë me qira, humb jetën në krye të detyrës polici italian

Shkruar nga Newsbomb
Ishte në ndjekje të shqiptarëve me “Audi Q7” të
Vendi i ngjarjes, polici qe nderroi jete

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Milano të Italisë, ku një efektiv i policisë Lokale Francesco Imprezzabile, 39 vjeç ka humbur jetën gjatë një  ndjekje policore e cila përfundoi me aksident.

Sipar raportimit të bërë nga mediat italiane, ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së hënës në zonën periferike të Ponte Lambro, aty ku një automjet tip Audi Q7, i marrë me qira, brenda të cilit ndodheshin dy shqiptarë nuk iu bind urdhrit të policisë në një postobllok duke u larguar me shpejtësi.

Menjëherë është organizuar ndjekja nga efektivi Imprezzabile me motor të shërbimit, i mbështetur edhe nga patrulla të Policisë Rrugore.  Më tej rreth orës 21:00 në rrethana të pazbardhura ende, polici humbi kontrollin e motorit dhe u rrëzua në rrugën “Via Milano”, më tej ai u transportua me urgjencë drejtë spitalit të zonës por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Të nesërmen në mëngjes, pra sot,  automjeti i përdorur nga shqiptarët është gjetur i braktisur në Pioltello, rreth 10 kilometra larg vendit të aksidentit. Pak më vonë, autoritetet kanë identifikuar dhe ndaluar drejtuesin e mjetit së bashku me një person tjetër në provincën Monza e Brianza, gjatë një operacioni të përbashkët të policive lokale.

Hetimet po fokusohen në mënyrën se si ndodhi rrëzimi fatal, duke shqyrtuar disa pista: nga mundësia e kontaktit mes motorit dhe automjetit në arrati, deri te versioni i një goditjeje të qëllimshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese