Hapësire reklamuese

Rajoni

Hashim Thaçi ofron 50 mijë euro për lirim me kusht

Shkruar nga Newsbomb
Hashim Thaçi ofron 50 mijë euro për lirim me kusht
Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mësohet se ka ofruar 50 mijë euro në këmbim të lirisë së tij.

Sipas KlanKosova bëhet me dije se ndihmë financiare ka dhënë vëllai i Hashim Thaçit dhe dy miq të tij, emrat e të cilëve nuk janë bërë publike.

Po ashtu theksohet se nëse Thaçi thyen disa prej rregullave, shuma e majme do të sekuestrohet menjëherë.

Afër gjashtë vite paraburgim në Hagë kanë shënuar një nga proceset më të gjata dhe më të ndjeshme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës. Gjykimi tashmë ka përfunduar dhe vendi po e pret vendimin e trupit gjykues, mbështetur vetëm në fakte.

Hashim Thaçi prej vjeshtës së vitit 2020 është në paraburgimin e Hagës pasi akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale. Për të janë ngritur akuza për krime kundër njerëzimit, përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

I lindur më 24 prill 1968, Hashim Thaçi  ka qenë presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ka shërbyer si kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese