Foto nga momentet e para te mbledhjes para kryeministrise
Për të 42-tën ditë radhazi qytetarët jaanë duke zhvilluar protestë kundër gjithë klasës politke në vend.
Fillimisht protestuesit janë grumbulluar te sheshi “Skënderbej”, kurse tashmë janë mbledhur para kryeministrisë ku edhe po mbahen fjalimet si çdo ditë.
Pas përfundimit të fjalimeve, pritet që qytetarët të marshojnë në rrugët e Tiranës, teksa mësohet se në protestë ka edhe prezencë të shqiptarëve të diasporës. Të cilët bashkohen thuajse çdo të shtunë.
Kujtojmë se protesta nisi fillimisht si një kundërshti ndaj ndërtimit të një resorti luksoz në Zvërnec, e më tej protestuesit shtuan këkresat e tyre, ndër to edhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Sondazh
Poll
