Hapësire reklamuese

Politikë

Rama publikon foton krah Macronit: Në tryezën e Presidentit është sot Rilindja e Liceut Francez të Korçës, dekada më parë as nuk e imagjinonim

Shkruar nga Newsbomb
Rama publikon foton krah Macronit: Në tryezën e Presidentit
Protetsuesit para Kryeministrisë, postimi i Edi Ramës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar ditën e sotme një foto ku ai shfaqet krah presidentit francez Emmanuel Macron duke zbuluar se Rilindja e Liceut Francez të Korçës ndodhet sot në tryezën e politikanit të huaj.

Në foton e publikuar në faqen e tij zyrtare të Facebook-ut, kryeministri Rama shkruan se një dekadë më parë ishte e paimagjinueshme që Shqipëria të konsiderohej partner strategjik i Francës në Ballkan. Ndërkohë që sot, marrëdhënia e ngushtë mes Francës dhe Shqipërisë është qartazi e dukshme.

Ndërkohë që Edi Rama vijon me publikimet duke treguar haptazi marrëdhëniet e mira që Shqipëria ka krijuar me vendet europiane, e kjo falë qeverisjes së bërë në vitet e fundit, me mijëra qytetarë kanë zbarkuar ditën e sotme poshtë zyrës së tij duke kërkuar me këmbëngulje dorëheqjen e Ramës.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Sot edhe Rilindja e Liceut Francez të Korçës është në tryezën e Presidentit të Francës, si një ndër projektet nën kujdesin e tij, pas vizitës historike në Tiranë.

*një dekadë më parë Franca që kujdeset për Shqipërinë dhe Shqipëria që konsiderohet partner strategjik i Francës në Ballkan, do të ishte e paimagjinueshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese