Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Biznesmeni Kreshnik Gjergji feston një tjetër vit jetë krah Dafina Zeqirit, këngëtarja uron me fjalë zemre shokun e jetës (DEDIKIMET)

Shkruar nga Newsbomb
Biznesmeni Kreshnik Gjergji feston një tjetër vit jetë krah
Dedikimi i Dafina Zeqirit për ditëlindjen e partnerit të saj

Biznesmeni njëherazi dhe partneri i këngëtares së njohur shqiptare, Kreshnik Gjergji feston një tjetër vit jetë të mbushur me dashuri e lumturi krah Dafina Zeqirit e djalit të tyre Daskan, ndërsa janë në pritje të lindjes së fëmijës së tyre të dytë.

E njohur për këngët e saj dedikuara dashurisë, këngëtarja nuk kishte si të mos uronte shokun e saj të jetës me një dedikim të veçantë, ku ajo shkroi fjalë zemre. 

“Gëzuar ditëlindjen paqes, shtëpisë dhe shokut tim jetës. Mirënjohëse për çdo kapitull që kemi shkruar së bashku. Uroj që ky vit të të sjellë çdo gjë që zemra jote meriton!” shkruan Dafina krah fotos së publikuar në orët e para të këtij 27 korriku, ku ajo shfaqet e përqafuar me biznesmenin.

Mirëpo përveç urimit ku ajo e vlerëson maksimalisht si partnerin e saj, artistja ka zgjedhur ta urojë dhe përmes rolit që ai mban prej një viti e gjysmë, duke e cilësuar atë si babain më të mirë në botë.

“Gëzuar ditëlindjen babait më të mirë në botë!” shkruan këngëtarja në foton e publikuar ku Kreshniku shfaqet me djalin e tyre Daskanin, të cilët janë “jeta e Dafinës”.

Biznesmeni Kreshnik Gjergji feston një tjetër vit jetë krah
 
Biznesmeni Kreshnik Gjergji feston një tjetër vit jetë krah
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese