Selin Bollati
Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale edhe pas përfundimit të reality show-t.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente dhe detaje nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi, Selin ka zbuluar edhe një zakon bamirësie që e ndjek prej vitesh.
Përmes një InstaStory, një ndjekës e pyeti se çfarë bën me rrobat që nuk i përdor më. Përgjigjja e saj ishte e shkurtër, por domethënëse: “I dërgoj në xhami. Madje nesër duhen dorëzuar”.
Me këtë përgjigje, Selin ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë komplimentuar për gjestin që ajo bën.
Sondazh
Poll
