Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Luiz Ejlli i ka bërë autogol karrierës!” Fituesi i “BBVA5” e “fshin” menjëherë Meriton Mjekiqin pas deklaratës së tij

Shkruar nga Newsbomb
“Luiz Ejlli i ka bërë autogol karrierës!” Fituesi i
Luiz Ejlli e Meriton Mjekiqi

Mbrëmjen e djeshme Meriton Mjekiqi bëri një deklaratë të papritur për këngëtarin Luiz Ejlli duke thënë se ai i ka bërë autogol vetes.

Menjëherë pas kësaj deklarate që ka bërë xhiron e rrjetit ka ardhur dhe reagimi “bombë” i Luiz Ejllit, i cili ka zgjedhur ta heqë Meritonin nga lista e shokëve të Instagramit të tij.

Veprimi i artistit është komentuar masivisht, pasi dyshja njihej  për një raport pozitiv deri më sot.

“Luiz Ejlli i ka bërë autogol karrierës!” Fituesi i
 

Kujtojmë se Meriton Mjekiqi intervistoi ekskluzivisht Luiz Ejlli në Amerikë pas fitores së tij në Big Brother VIP, një bisedë që u pasua me një interes të gjerë dhe krijoi një marrëdhënie të mirë mes dyshes.

Por gjërat mes tyre kanë marrë një tjetër rrjedhë si pasojë e mendimit që Meritoni shprehu në emisionin e Marina Vjollcës në “Tv Klan”.

I pyetur se cili prej artistëve ka bërë autogol gjatë karrierës së tij, Meritoni përmendi emrin e Luizit, çka shkaktoi një përçarje të dyshes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese