Poetja Mimoza Ahmeti është shpallur fituesja e edicionit të tretë të Ferma VIP, duke rrëmbyer çmimin e madh.
Ajo u bë pjesë e fermës që në ditën e parë të nisjes së formatit dhe gjatë gjithë rrugëtimit të saj arriti të fitojë zemrat e publikut shqiptar falë sinqeritetit dhe lojës së saj.
Në finalen e madhe, Mimoza u përball “kokë më kokë” me Ilirin, duke dalë më e votuara nga publiku dhe duke fituar kështu çmimin prej 129 mijë eurosh.
“Falënderoj produksionin, por pa publikun nuk do isha këtu. Nga ana tjetër, bashkëjetova për disa muaj dhe pa raportet e gjithsecilëve nuk do kisha bërë ato zbulime që bëra”, tha Moza.
Ndërkohë, në vendin e tretë u rendit Visi, në vendin e katërt Soni, ndërsa në vendin e pestë Bujaka.
