Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Protesta i anulon koncertin Aurela Gaçes dhe 6 artistëve të tjerë! Këngëtarja del me NJOFTIMIN e rëndësishëm: Biletat e blera janë të vlefshme për datën e re

Shkruar nga Newsbomb
Protesta i anulon koncertin Aurela Gaçes dhe 6 artistëve të
Foto ilustruese: Protesta, Aurela Gaçe, njoftim

Mijëra qytetarë të cilët prej një jave enden në sheshin “Skënderbej” duke protestuar kundër zhvillimit të projektit në Zvërnec, është bërë shkaku që këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe së bashku me 6 artistë të tjerë, të anulojnë koncertin e tyre.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Aurela e cila përmes një postimi të bërë në rrjet shkruan se koncerti do të shtyhet për një datë tjetër, e kjo për shkak të protestave dhe zhvillimeve më të fundit në Shqipëri.

“Pas zhvillimeve dhe protestave që po ndodhin në Shqipëri, pas diskutimeve të përbashkëta mes organizatorëve dhe artistëve pjesëmarrës, kemi marrë vendimin që:

KONCERTI SHTYHET

Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë për ne, pasi janë bërë investime, përgatitje dhe shpenzime të konsiderueshme për realizimin e këtij eventi. Megjithatë, mbi gjithçka vendosëm të tregojmë respekt dhe solidaritet për situatën që po kalon vendi ynë” shkruan Aurela në postimin e saj.

Saka këngëtarja bën me dije se biletat e blera nuk do të “digjen”, pasi ato do të jenë të vlefshme për koncertin e radhës, data e të cilit akoma nuk është bërë publik. Për njerëzit që dëshirojnë të marrin paratë e biletave që blenë për koncertin që u anulua, artistja bën me dije se është opsioni i rimbursimit, dhe askush nuk do të preket nga vendimi i shtyrjes së koncertit.

Në koncertin që u anulua pritej të jepnin performancën e tyre dhe 6 këngëtarë mjaft të preferuar, duke nisur nga: MC Kresha, Lyrical Son, Egli Tako, Ledri Vula, Xhensila Myrtezaj si dhe Elgit Doda.

Reagimi i Aurela Gaçes:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Të dashur bashkëkombës,

Pas zhvillimeve dhe protestave që po ndodhin në Shqipëri, pas diskutimeve të përbashkëta mes organizatorëve dhe artistëve pjesëmarrës, kemi marrë vendimin që:

KONCERTI SHTYHET

Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë për ne, pasi janë bërë investime, përgatitje dhe shpenzime të konsiderueshme për realizimin e këtij eventi. Megjithatë, mbi gjithçka vendosëm të tregojmë respekt dhe solidaritet për situatën që po kalon vendi ynë.

Ju kërkojmë falje për çdo shqetësim që mund t’ju kemi shkaktuar.

Të gjitha biletat e blera mbeten të vlefshme për datën e re.

Kush dëshiron rimbursimin e biletës, mund të kontaktojë organizatorët dhe do t’i kthehen paratë sipas procedurës përkatëse.

Mbi të gjitha, ne jemi shqiptarë dhe zemra jonë rreh gjithmonë për Shqipërinë. Sot është momenti të jemi të bashkuar.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe besimin tuaj. Shihemi së shpejti në një festë edhe më të madhe, me dëshirën dhe bekimin e Zotit.

RROFTË SHQIPËRIA!

TAFANI EVENTS

Shihemi së shpejti!

Protesta i anulon koncertin Aurela Gaçes dhe 6 artistëve të
Reagimi i Aurela Gaçes

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese