Në spektaklin "Ferma VIP", dy banore, Sara dhe Zhaku ngritën dyshime se mes Ilir Shaqirit dhe Soni Malajt mund të ketë ndjenja. Për Sarën, raporti mes tyre duket më shumë si miqësor, ndërsa Zhaku shkoi më tej duke aluduar për një romancë të mundshme.
Megjithatë, të dy protagonistët i kanë hedhur poshtë këto pretendime duke u shprehur se se i bashkon vetëm pasioni për kërcimin. Ndërsa Iliri tha se buzëqeshjes dhe mirësjelljes i përgjigjet më të njëjtën monedhë.
“Ne jemi tipa të kundërt dhe së fundmi kemi filluar të flasim. Ne na bashkon pasioni për kërcimin dhe artin. Por vetëm kaq.”- tha artistja Soni Malaj.
Edhe Iliri e konfirmoi se raporti është thjesht miqësor:
“Buzëqeshjes dhe mirësjelljes i përgjigjem me të njëjtën monedhë. Për Sonin kam shumë respekt. Është nga personat më bujar dhe më të qëndrueshëm. Edhe lingotin që ja dhash, ja dhash sepse duke qenë kryefermere e duke mos pasur mundësi të kërkonte. Unë në këtë shtëpi kam marrë shumë mirësi. Jam sjellë njësoj me të gjitha vajzat, pavarësisht debateve që kam pasur. Unë kam shumë respekt.”- tha ai.
