Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Bjerini nanës një snajper”, u kthye virale dhe frymëzoi të rinjtë në protestë, rishfaqet elbasanllija që “kërcënoi” Ramën: Vetëm po nuk erdha në Tiranë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
“Bjerini nanës një snajper”, u kthye virale dhe
Protestusja virale

Ditën e sotme në Elbasan u mbajt protesta e parë kundër projektit të Zvërnecit, ku morën pjesë qindra qytetarë, të cilët mbanin në duar pankarta dhe i bënë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga planet e saj.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është një e moshuar, e cila në vitin 2022 u bë virale pas një deklarate të bërë gjatë një interviste televizive. Në atë kohë, zonja kërkonte një snajper që të ekzekutonte kryeministrin Edi Rama.

Deklarata e saj solli reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa u krijuan me qindra meme. Me shpërthimin e protestave në Tiranë, nuk munguan as memet me deklaratën e elbasanllijes.

Por duket se vetë e moshuara nuk ka ndryshuar qëndrim, pasi sërish, gjatë një interviste televizive, ka thënë se nuk ka hequr dorë nga ideja e para disa viteve.

Unë jam ajo që kam kërkuar snajperin para katër vitesh dhe, po mos erdha në Tiranë, vetëm mos i gjetsha rastin”, tha zonja me humor gjatë intervistës.

Video Credis: Syri TV

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese