Hapësire reklamuese

Aktualitet

12 ditë pa Eglantin, DETAJE nga zhdukja e 34-vjeçarit: “Mand dhelpra” ka ndryshuar tërësisht pamjen për t’i shpëtuar arrestimit

Shkruar nga Newsbomb
12 ditë pa Eglantin, DETAJE nga zhdukja e 34-vjeçarit: “Mand
Ilustrim: Vendi i rrëmbimit, autori Armand Shakaj dhe i riu Eglant Koçi

Prej 12 ditësh tashmë 34-vjeçari Eglant Koçi është zhdukur, e gjurmët e pistës së ngritur nga hetuesit çojnë në dyshimin kryesor se ai është eleminuar fizikisht nga miku i tij, 41-vjeçari Armand Shakaj.

Ky i fundit është shpallur në kërkim, e për arrestimin e tij janë vënë në angazhim Policia e Tiranës por edhe struktura të tjera policore. Ndërkohë sipas burimeve policore te A2 CNN, Shakaj vijon të fshihet brenda vendit dhe ka ndryshuar thuajse tërësisht pamjen e tij për të shmangur identifikimin. Duke prerë flokët, hequr mjekrën dhe shtohet se ai përdor forma të ndryshme maskimi gjatë lëvizjeve për të mos u pikasur nga blutë që e kërkojnë intensivisht.

Hetuesit po ashtu kanë ngritur dyshimet se ai mban kontakte me persona të afërt, të cilët mund të jenë ndihmë për të që të fshihet, ai përpos numrave të celularit, të cilët ashti siç kemi raportuar edhe më parë ai i ka ndërruar 6 herë, mësohet se ka ndryshuar edhe aparatin celular në mënyrë që të mnos lokalizohet nga policia përmes email-it.

Kujtojmë se 41-vjeçari dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm në fushën e call center-ave dhe zotëronte karta SIM me numra të huaj, të cilat dyshohet se mund t’i përdorë për të shmangur gjurmimin nga policia. 

Mbi të ka dyshime të rënda përfshirë këtu transportimin e trupit të Koçit me një çantë të zezë, si edhe me makinën e tij përmes një karotreci. Po ashtu kujtojmë se në automjet janë gjetur edhe njolla gjaku.

Për zhdukjen e Koçit u bë një kallëzim nga familja me datë 5 qershor, shtetasi Armand Shakaj, 41 vjeç,dyshohet se ka mbajtur peng Eglant Koçin. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, identifikimi dhe kontrolli i ambientit ku është futur i riu, ambient nga i cili më pas ka dalë autori i dyshuar dhe mund të ketë marrë me vete, me automjet Eglant Koçin.

Automjeti me të cilin Armand Shakaj dyshohet se është transportuar 34-vjeçari i marrë peng, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Po nga veprimet hetimore ka rezultuar gjithashtu se autori i dyshuar ka larguar motomjetin e 34-vjeçarit nga vendi ku ishte parkuar fillimisht.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi Enea Zyferi, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar 41-vjeçarin në këtë rast. Ndërkohë, po punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese