Hapësire reklamuese

Sporti

Ditë e trishtë për presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj humb njeriun e shtrenjtë të familjes

Shkruar nga Newsbomb
Ditë e trishtë për presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj
Ardian Takaj dhe nëna e tij, Mete Takaj

Ditë zie për presidentin e klubit të Skënderbeut, Ardian Takajn. Ky i fundit ka humbur njeriun e shtrenjtë, nënën e tij Mete Takaj, e cila ka mbyllur sytë ditën e sotme në moshën 87-vjeçare.

Është vetë Takaj që e ka “njoftuar” tërthorazi diçka të tillë, duke vendosur si foto profili fjongon e zezë. E pak më vonë, kreu i klubit korçar ka publikuar në “Story” një foto krah nënës së tij.

Kujtojmë se vetëm një vit më parë, presidenti i Skënderbeut humbi edhe babain, Petrit Takajn. Ndërsa ditën e sotme vetë Takaj dha lajmin e keq edhe për më të shtrenjtën e tij, nënën.

Ditë e trishtë për presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese