Qeveria gjermane synon të parandalojë mbylljen e fabrikave të Volkswagen në vend, deklaroi sot një zëdhënës i qeverisë, duke theksuar se vendimi përfundimtar i takon kompanisë dhe duhet të merret mbi baza tregtare.
Zëdhënësi tha se objektivi i qeverisë është të krijojë kushtet e nevojshme për të shmangur mbylljen e objekteve të prodhimit të Volkswagen në Gjermani, përmes masave që synojnë forcimin e konkurrueshmërisë së tyre.
“Duhet të ofrohen stimuj për të siguruar që këto objekte të mbeten fitimprurëse. Megjithatë, në parim, vendime të tilla janë gjithmonë përgjegjësi e kompanive dhe duhet të merren mbi baza tregtare”, tha zëdhënësi.
Sipas raportimeve, Volkswagen po shqyrton mbylljen e katër fabrikave në Gjermani dhe zgjerimin e shkurtimeve të planifikuara të vendeve të punës deri në 100 mijë punonjës, ndërsa përballet me presionin e konkurrentëve kinezë, tarifat amerikane dhe dobësimin e kërkesës në të gjithë Evropën.
