Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dita e 30-të e protestës, studentët me pankarta kundër sistemit: Ju erdhi fundi!

Shkruar nga Newsbomb
Dita e 30-të e protestës, studentët me pankarta kundër
Protesta dita e 30

Po mbahet protesta e 30-të, kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Qytetarët janë mbledhur në sheshin "Skënderbej" nga ku do të nisë edhe marshimi drejt Kryeministrisë.

Prej 30 ditësh protestuesit thërrasin kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të cilët kërkojnë burgim.

Studentët janë sërish në protestë me pankarta në duar ku kërkojnë largimin e qeverisë dhe shkruajnë: "Ju erdhi fundi".

Të pranishëm në protestë gjatë 30 ditëve kanë qenë qytetarë të moshave të ndryshme përfshirë edhe nëna me fëmijët e tyre. Protestuesit deklarojnë se kanë dalë për të drejtat e tyre dhe se duan që Shqipëria të zhvillohet, por jo të shitet.  

Ata kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë së tij dhe se për tokën shqiptare nuk ka negociata. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese