Vllaznia, Elbasani dhe Dinamo në Conference League
Është hedhur shorti i Conference League për raundin e parë. Elbasani do të përballet me “përbindëshin” bjellorus BATE Borisov. Ndeshje “ferri” edhe për Dinamon e drejtuar nga Ilir Daja.
“Blutë” e kryeqytetit do duelojnë për avancimin në fazën tjetër karshi Astanës, klub i Kazakistanit. Fati i ka “buzëqeshur” Vllaznisë së Shkodrës.
Kuqeblutë do ballafaqohen me Malishevën nga Kosova, tjetër skuadrë shqiptare. Jo vetëm kaq, por të besuarit e Edi Martinit si kurrë më parë, pozicionohen na vazon e favoritit. Ndeshjet e para do të mbahen më datën 9 korrik, kurse ato të kthimit më 16 korrik.
Shorti i raundit të parë në Conference League
Sondazh
Poll
