Hapësire reklamuese

Sporti

Federata Shqiptare e Futbollit mbështet hapur Presidentin Aleksander Čeferin edhe për një mandat tjetër në UEFA

Shkruar nga Newsbomb
Federata Shqiptare e Futbollit mbështet hapur Presidentin Aleksander
Presidentët Armand Duka dhe Aleksander ?eferin

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar unanimisht propozimin e Presidentit Armand Duka lidhur me kandidaturën që FSHF do të mbështesë për postin e Presidentit të UEFA-s.

Dhe ai do të jetë Aleksander Čeferin. Ky vendim vjen si shprehje e vlerësimit maksimal për lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Čeferin në zhvillimin e futbollit europian gjatë viteve të fundit.

FSHF beson se vazhdimësia e drejtimit të UEFA-s nga Aleksander Čeferin do të garantojë stabilitet, progres dhe mbështetje të mëtejshme për të gjitha federatat anëtare.

Kongresi i 51-të i UEFA-s, ku do të zhvillohen zgjedhjet për Presidentin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, do të mbahet më 22 prill 2027 në Astana, Kazakistan.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese