Vesi del me shpirtin, thuhet në një shprehje popullore dhe kjo duket se përshkruan më së miri situatën e fundit që i ka ndodhur Mauro Icardit.
I njohur për “zhurmën” e shkaktuar në mediat rozë sa i përket tradhtisë së famshme ndaj Wanda Narës, sulmuesi argjentinasi ka rënë sërish në “kurthin” e veprimeve të tij të nxituara.
Këtë herë, 33-vjeçari është kapur mat nga modelja China Suarez, me të cilën ishte lidhur që prej fillimit të vitit 2025. Shkak bëhen disa mesazhe me një tjetër modele, të cilat janë zbuluar përmes telefonit të tij.
Pavarësisht përpjekjeve të argjentinasit për të qetësuar situatën dhe rifituar këtë marrëdhënie, duket se këtij raporti i ka ardhur fundi, duke bërë që ish-sulmuesi i Interit dhe momentalisht ai i Galatasarayt, t’i kthehet mbrapsht e gjithë “bëma” e krijuar me ish-partneren e tij Wanda Narën, me të cilën ka edhe dy vajza.
???? La China Suárez habría terminado su relación con Mauro Icardi
— Haceinstantes (@Haceinstantes) July 1, 2026
Yanina Latorre aseguró que fue la actriz quien tomó la decisión y explicó cuáles habrían sido las razones detrás de la ruptura.https://t.co/tT7HyBvgCo
