Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tjetër incident me median, sulmohet sërish Top News! Ndërhyn organizatori: Mos i prekni gazetarët

Shkruar nga Newsbomb
Tjetër incident me median, sulmohet sërish Top News! Ndërhyn
Moment nga incidenti

Një tjetër incident është regjistruar në nisje të protestës së 34-t kombëtare në Tiranë, ku është goditur kamera e Top News dhe është bërë thirrje për largimin e ekipit të televizionit nga raportimi.

Disa protestues të moshuar sulmuan kamerën dhe hodhën akuza ndaj medias, duke e cilësuar atë si "të shitur" dhe duke kërkuar largimin e gazetarëve.

Situata bëri që të ndërhynte organizatori i protestës, Arben Kola, i cili largoi personat që po pengonin punën e mediave.

Përmes megafonit, Kola u bëri thirrje protestuesve të mos preknin kamerat dhe gazetarët, duke shtuar se, nëse kishin kundërshtime ndaj mediave, mund t'i shprehnin ato përmes pankartave.

Mos i prekni mediat dhe gazetarët. Nëse doni të kundërshtoni mediat, bëni një pankartë”, u tha Arben Kola protestuesve.

Kujtojmë se edhe një ditë më parë, gazetarja e Top News, Keida Muka, u sulmua fizikisht nga një protestuese gjatë raportimit të saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese