Hapësire reklamuese

Sporti

Sot mbahet etapa e katërt e “Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026”, ja rrugët që do të bllokohen në qytetin e Vlorës

Shkruar nga Newsbomb
Sot mbahet etapa e katërt e “Turit Çiklistik të
Foto nga çiklistët

Këtë të enjte do të zhvillohet etapa e katërt dhe e fundit e “Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026”.

Çiklistët do ta nisin garën nga Vlora, për të vijuar itinerarin përmes tunelit të Llogarasë, Himarës, Kuçit, Lepenicës dhe Kotës, për t’u rikthyer sërish në Vlorë, aty ku do të vendoset edhe fituesi i etapës finale.

Një ditë më parë u zhvillua etapa e tretë, ku fitues u shpall çiklisti zviceran Guillaume Haldimann, i cili siguroi vendin e parë vetëm në metrat e fundit të finishit në Vlorë.

Në vendin e dytë u rendit holandezi Niels Reemeijer, ndërsa i treti përfundoi rumuni Cristian Raileanu.

Etapa IV-data 21.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Vlorë-Tuneli i Llogarasë-Himarë-Kuç-Lepinc-Kotë-finishi në Vlorë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese