Hapësire reklamuese

Aktualitet

Atentat në Vorë, 50-vjeçari ekzekutohet me breshëri plumbash në derën e shtëpisë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Atentat në Vorë, 50-vjeçari ekzekutohet me breshëri
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Vorë, ku një 50-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri teksa po hynte në banesë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10 në fshatin Bërxullë, në Vorë. Mësohet se viktima është shtetasi Edmond Sula alias Ali Sula, i cili ishte duke u futur në banesë, teksa lëvizte në këmbë, kur është qëlluar me armë zjarri.

Pas krimit, autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja, duke humbur gjurmët.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të zonës me qëllim për të identifikuar autorët e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese