Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbajti koncertin madhështor në Tiranë, reagon reperi Kanye West! Ja çfarë shkruan për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama

Shkruar nga Newsbomb
Mbajti koncertin madhështor në Tiranë, reagon reperi Kanye West!
Reperi Kayne West dhe koncerti në Tiranë

Reperi amerikan Kanye West ka reaguar pasi mbajti koncertin e tij madhështor mbrëmjen e djeshme në “Eagle Stadium” në Tiranë.

Në një postim në platformën “X”, artisti amerikan ka shprehur falënderimet e tij për kryeministrin Edi Rama dhe gjithë Shqipërinë për pritjen e rezervuar. Për Shqipërinë, artisti shkruan se ajo është një vend i bukur.

Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë që ndërtuat një stadium dhe më mirëpritët në vendin tuaj të bukur”, ka shkruar Kanye West.

Kujtojmë se koncerti i Kanye West në Tiranë është kthyer në një nga temat më të diskutuara të politikës së ditës në Shqipëri, pasi qeveria akordoi 4 milionë euro për organizimin e eventit muzikor.

Pas kritikave dhe akuzave, kryeministri Edi Rama ka mbrojtur dhënien e këtij fondi, duke argumentuar se ishte e nevojshme për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese