Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, motoçiklisti humbet këmbën pas përplasjes me një kamion (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë,
Aksidenti në Gjirokastër

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një motoçiklist, i cili ka humbur njërën këmbë.

Mësohet se motoçikleta është futur në korsinë ku po lëvizte kamioni, duke shkaktuar përplasjen mes dy mjeteve.

Ngjarja ka ndodhur në kthesën e Viroit. Si pasojë e përplasjes së fortë, motoçiklisti ka humbur këmbën e majtë.

Video Credits: Report Tv

 

Në ndihmë të tij kanë shkuar kalimtarë të rastit, të cilët më pas e kanë transportuar drejt spitalit. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet që së shpejti të dalë me një deklaratë zyrtare mbi rrethanat e aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese