Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prej tre ditësh ka humbur kontaktet, familja ngre alarmin për zhdukjen e 38-vjeçarit shqiptar në Gjermani: Na ndihmoni ta gjejmë

Shkruar nga Newsbomb
Prej tre ditësh ka humbur kontaktet, familja ngre alarmin për zhdukjen
Shkelzen Koci

Familjarët e një 38-vjeçari shqiptar, i cili jeton në Duisburg të Gjermanisë, kanë ngritur alarmin për zhdukjen e tij dhe kanë kërkuar ndihmë për ta gjetur.

Bëhet fjalë për Shkëlzen Kocin, i cili ka humbur çdo kontakt me familjen që prej datës 9 korrik. Ai është parë për herë të fundit në Duisburg dhe që prej asaj dite nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Familjarët bëjnë me dije se Shkëlzeni nuk ka pasur telefon me vete, çka e ka vështirësuar edhe më shumë gjetjen e tij. Ata kanë denoncuar menjëherë në polici zhdukjen e 38-vjeçarit, ndërsa autoritetet gjermane vijojnë kërkimet.

Në një mesazh për JOQ Albania, familja dhe të afërmit u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse e kanë parë ose kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, të kontaktojnë menjëherë familjen ose të njoftojnë policinë.

Familja ka lënë në dispozicion numrin e kontaktit: +49 163 9567509.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese