Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

2 ditë pasi erdhi në Shqipëri/ Zbardhet vrasja e Andi Zylyfit, miku i shtëpisë e spiunoi tek ekzekutorët

Shkruar nga Newsbomb
2 ditë pasi erdhi në Shqipëri/ Zbardhet vrasja e Andi Zylyfit,
Andi Zylyfi

Është zbardhur vrasja e Andi Zylyfi, i cili u qëllua me 27 plumba në dhjetor të 2019. Sipas dosjes hetimore rezulton se informatori i vrasësve me pagesë ka qenë miku i të atit. Bëhet fjalë për Fatos Gosën, i cili përfitoi nga besimi i famijes Zyfyfi për t’i futur në kurth.

Fatos Gosa, ka qenë duke luajtur domino me babanë e Andi Zylyfit, e ka parë ku ndodhej djali i shokut të tij dhe u pas i ka treguar autorëve vendndodhjen e saktë të të ndjerit.

Mesa duket hetimet e vrasjes në fshatin Përparim të Peqinit kanë marrë një kthesë të papritur. Andi Zylyfi, djali i ish-policit të Burgut të Peqinit, Hysni Zylyfi u qëlluar me 27 plumba, 5 vite më parë, teksa makina ku po udhëtonte bashkë me Albert Uruçin, ka qenë në ecje.

Kujtojmë që 23 vjeçari është kushëriri (djali i hallës) i shtetasit të vrarë në rrethrrotullimin e Bradasheshit, Endrit Alibej (Dylgjeri).

Endrit Alibej dhe xhaxhai i tij Arben Dylgjeri u qëlluan me breshëri plumbash në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ndërsa udhëtonin me një mjet tip 'Range Rover' po në të njëjtën rrugë ku u vra i afërmi i tyre Andi Zylyfi. Në atë kohë, atentatorët u kujdesën që të mos linin pas persona të mbijetuar pasi bashkë me xhaxha e nip, mbeti i vdekur dhe një shtetas turk që udhëtonte me ta Erdal Durunay.

Andi Zylyfi hyri në Shqipëri më datë 11 dhjetor të 2019 nga porti i Durrësit por mbeti i vrarë mbrëmjen e 13 dhjetorit, dy ditë pas mbërritjes në Atdhe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese