Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ofendoi dhe kërcënoi punonjësen e Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit, pezullohet nga detyra ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi! AMP nis hetimet

Shkruar nga Newsbomb
Ofendoi dhe kërcënoi punonjësen e Burimeve Njerëzore në
Ilustrim: Gentian Berberi dhe Policia e Shtetit

Një skandal ka ndodhur brenda godinës së Policisë së Shtetit në Tiranë, ku ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi, është përfshirë në një konflikt verbal me përfaqësues të Drejtorisë së Standardeve, ku raportohet se ka kërcënuar edhe një punonjëse.

Gentian Berberi, i cili pak ditë më parë u largua nga drejtimi i “bluve” të Shkodrës, në momentin kur i është komunikuar vendimi nga Drejtoria e Personelit, ka reaguar ashpër, duke ofenduar përfaqësuesen e Burimeve Njerëzore të institucionit dhe duke bërë edhe kërcënime verbale ndaj saj.

Ai nuk është ndalur me kaq, pasi ka vijuar me ofendime edhe ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit, duke e rënduar më tej situatën.

Pas këtyre përplasjeve, Gentian Berberi është pezulluar menjëherë nga detyra nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur procedurat e hetimit disiplinor ndaj tij.

Po ashtu, drejtoresha e Burimeve Njerëzore ka depozituar kallëzim penal pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), duke e akuzuar ish-drejtorin për ofendime dhe kërcënime të ushtruara ndaj saj gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndërkohë, AMP ka nisur menjëherë hetimet ndaj tij.

Po ashtu, bëhet me dije se largimi i Berberit nga Policia e Shkodrës është bërë për shkak të zbulimit të parcelave me lëndë narkotike dhe nisjes së hetimeve ndaj disa zyrtarëve të policisë së këtij qarku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese