Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në Elbasan-Peqin! Kamioni përplaset me “Golf”-in, plagoset drejtuesi i automjetit (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në Elbasan-Peqin! Kamioni përplaset me “Golf”-in,
Vendngjarja e aksidentit

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Bishqem.

U mësua se një kamion është përplasur me një automjet tip “Golf”, ku si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërsa gjithashtu u bë  me dije se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar, ndërsa policia po vijojn hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese